Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dervishi: Ndarja në PD është e qartë, i ngjan një piramide të përmbysur. Kriza më dramatike se PS në 2001

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 20:28 | Politikë
Dervishi: Ndarja në PD është e qartë, i ngjan një

Kuvendi i 30 prillit më shumë i ndau se i bashkoi demokratët. Këtë qëndrim ndau në studion e Debatit më Alba Alishanin, analisti Lutfi Dervishi, sipas të cilit goditjet që ka marrë kjo parti me humbjen në zgjedhjet e 25 prillit dhe shpalljen non grata të Sali Berishës nuk shërohen me shkop magjik, por do të jetë një proces i gjatë.

“Janë 4 kuvende që ka bërë PD në një kohë të shkurtër. PD është i sëmuri që ka ende plagën e hapur dhe më shumë 30 prilli sanksionoi ndarjen në PD dhe ishte konfirmim i 6 marsit dhe asaj që ishte vendosur në 11 dhjetor.Dy goditje të mëdha që ka marrë PD humbja në zgjedhje shpallja non grata e Berishës është vendimi i 9 shtatorit dhe këto trauma nuk do të shëroheshin me shko magjik. Është proces i gjatë që do ketë të papritura se realiteti është ky që anëtarësia është në krahun e Berishës, por shumica e grupit edhe pse nuk janë me Bashën nuk janë as me Berishën. Ka një tjetër test popullor që janë zgjedhjet lokale. Kemi dy skenarë që grupi mbështetës i Bashës shpresojnë në vendim gjykate dhe pretendojnë siglën vulën llogaritë bankare që të mbajnë PD duke patur parasysh mbështetjen amerikane. Me vota tregohet pesha. Kuvendi nuk është bashkues se duke kaluar në zgjedhje për një periudhë të shkurtër, ndarja është e qartë. I ngjan një piramide të përmbysur në krye dhe vjen duke u ngushtuar drejt bazës”.

Dervishi e krahason situatën në PD me krizën e Partinë Socialiste në vitin 2001, por në përmasa më dramatike. Ai sugjeron që në PD të mblidheshin të gjithë dhe të binin dakord për testim të brendshëm sikurse PS vite më parë.

“Ka një të vërtetë në politikë që deputetët janë të një partie politike nuk është partia e deputetëve. Nëse do të kenë ambicie jashtë strukturave siç po tenton Basha për të treguar që është ende mes demokratëve. Beteja më e madhe është se jashtë PD-së janë të gjithë të humbur. Është të shkosh në gjykatë dhe te pret. Ideale do të ishte të mblidheshin të gjithë dhe të binin dakord e të kalonin në testim të brendshëm pa shkaktuar trauma të tilla si 8 janari apo 6 marsi. Kështu e zgjidhi krizën PS në 2001 PS nuk e zgjidhi dot. PD do të ketë fatin që pati PS por në përmasa shumë dramatike dhe pasoja më të rënda. PS e tejkaloi ishte në opozitë dhe numri ishte në minor. Në parlament është beteja për të përfaqësuar interesat opozitare. Secili i bie instrumentit pa dirigjent dhe kjo nuk i shërben as opozitarizmit dhe as PD”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli