Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Do të ndikojnë deklaratat anti-Biden të Kokalarit në marrëdhëniet me SHBA? Bumçi: Nuk përfaqëson PD-në

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 21:24 | Politikë
Do të ndikojnë deklaratat anti-Biden të Kokalarit në

Deklaratat e Evi Kokalarit kundër presidentit amerikan Joe Biden, gjatë Kongresit të PD-së rrezikojnë të përkeqësojnë serish marrëdhëniet midis PD-së dhe Uashingtonit. Por Aldo Bumçi, i ftuar në ”Debat” e mendon ndryshe.

Sipas tij “deklarata e zonjës Kokalari nuk përfaqëson qëndrimin e Partisë Demokratike”. Për Lutfi Dervishin, kjo nuk përben gjithsesi një risi,  edhe në SHBA.   

https://a2news.com/2022/05/02/mungesa-e-deputeteve-ne-kuvendin-e-30-prillit-bumci-bashkimi-i-demokrateve-eshte-proces-le-tu-japim-kohe/

“Ka mbajtur qëndrimin e saj, në SHBA lufta politike është e njëjtë si në Shqipëri dhe ajo përfaqëson krahun konservator. Por ne jemi një vend i vogël me halle të mëdha, dhe nuk na shkon të merremi me demokracinë amerikane”, thotë Dervishi në emision, duke shtuar se “marrëdhëniet janë midis shteteve,  jo partive politike”.

Por a do të afektojë zgjedhja e Berishës në marrëdhënien me SHBA? Sipas Bumçit, “unë kam besim që SHBA si vend demokratik do të respektojë vendimin e qytetareve të një vendi pro-amerikan dhe anëtar i NATO-s.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani