Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Erdogan paralajmëron takimin me Putin: Sulmet ruse vështirësojnë negociatat

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 10:41 | Bota
Erdogan paralajmëron takimin me Putin: Sulmet ruse

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri me dije se me shumë mundësi do të takohet gjatë kësaj jave me homologun rus, Vladimir Putin.

Në fjalën e tij, pas faljes së Namazit, Erdogan u shpreh se Ankaraja ose Stambolli mund të jenë perfekte për të diskutuar masat që duhet të ndërmerren për të ulur tensionin në Ukrainë.

Më herët, zëdhënësi i presidentit, Ibrahim Kalin deklaroi se sulmet ruse në Ukrainë e vështirësojnë shumë përparimin e negociatave për arritjen e paqes mes Moskës dhe Kievit.

Pas takimit të zhvilluar me presidentin, Zelensky në Kiev, Kalin shprehu angazhimin e Ankarasë për të çuar përpara bisedimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë