Festoi duke hedhur flakadanin drejt shkallëve të stadiumit, rrezikon dënim të rëndë

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 21:03

Festoi duke hedhur flakadanin drejt shkallëve të stadiumit, rrezikon dënim të rëndë

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 21:03

Richarlison rrezikon të dënohet rëndë nga Federata Angleze e Futbollit, për shkak të festimit të tij pas golit që i shënoi Chelsea-t, në ndeshjen që Everton e fitoi 1-0.

Sulmuesi brazilian, pasi dërgoi topin në rrjetë, mori një nga flakadanët e hedhur nga tifozët e tij dhe e ktheu drejt shkallëve të stadiumit.

Edhe pse Richarlison e hodhi flakadanin në një zonë pa tifozë të stadiumit “Goodison Park”, veprimi që bëri mund të konsiderohet “sjellje e dhunshme” dhe mund t’i sjellë një dënim të ashpër.