Kampion në pesë ligat më të mëdha, Ancelotti është “The Boss”

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 15:23
carlo ancelotti 1222x720

Kampion në pesë ligat më të mëdha, Ancelotti është “The Boss”

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 15:23

Carlo Ancelotti është trajneri i parë në historinë e futbollit që fiton titullin kampion në pesë ligat më të mëdha europiane.

Pas Serie A me Milanin, Premier Ligës me Chelsea, trofeut në Francë me PSG dhe në Gjermani me Bayern, tani festoi me Realin e Madridit. Rekordmen absolut, që mbetet një prej trajnerëve më të mirë në botë.

Italiani nuk nguron të dhurojë spektakël edhe jashtë fushe. Në autobusin që shëtiti ekipin nëpër Madrid me trofeun, Ancelotti fillimisht kërceu me Vinicius Junior, i cili më pas postoi një foto me mbishkrimin The Boss, ku trajneri qëndronte me syze dielli dhe puro. Trajneri këndoi së bashku me mijëra tifozët e pranishëm në shesh, që festuan titullin e 35-të të Realit.