“Kur je i përçarë njerëzit nuk afrohen se kanë punë dhe biznese”, Bumçi: Bashkimi në një lider do të mbledhë elektoratin dhe partitë e tjera

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 21:54

“Kur je i përçarë njerëzit nuk afrohen se kanë punë dhe biznese”, Bumçi: Bashkimi në një lider do të mbledhë elektoratin dhe partitë e tjera

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 21:54

Aldo Bumçi është i sigurt që drejtimi i ri i Partisë Demokratike do të krijojë një valë opozitare që do të mund të përballojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

“Rrugëtimi i ynë nga shtatori është i jashtëzakonshëm, na janë bashkuar studentë, shkrimtarë, intelektualë, ka një energji të jashtëzakonshme opozitarizmi, është tregues i shtimit të besimit. Foltorja mund të ishte sheshuar, lëvizja e Bashës mund të ishte dominuese, por nuk ndodhi kështu. Mendoj se në vjeshtë do të jemi një front opozitar që mund të përballet me Partinë Socialiste.

Por sa legjitim do të jetë një lider i ardhshëm në qoftë se jepet një vendim i kundërt nga Apeli për “pronësinë” e këtij subjekti politik?

Analisti Lutfi Dervishi paralajmëron se bëhet fjalë për një proces të gjatë. “Apeli ka të bëj me faktin që do të gjykohet në themel apo jo, dhe kush do të shkoj atje. Çështjet e gjykatave krijojnë probleme në pjesën e logos, por problemi në PD është më i thellë, sepse nuk duket sikur ka fraksione që kritikojnë  zotin Berisha. Problemi i madh është që në zgjedhjet vendore, koalicioni i Rithemelimit dhe LSI-së është shumë larg Partisë Socialiste, duke përjashtuar Shkodrën”.

Bumçi beson që bashkimi në një lider të vetëm do të sjellë prurje të shumta, jo vetëm nga ana e elektoratit, por edhe të partive të tjera opozitare.   

“Kur je i përçarë, shumë energji opozitare nuk bashkohet, njerëzit qëndrojnë mënjanë. Kanë biznese, njerëz në punë, dhe aty ku nuk shohin shanse fitoreje mbeten larg. Njerëzit që kanë mbetur pasiv, në Durrës në Lushnjë, do të bashkohen kur ne do të mblidhemi tek një kandidaturë. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe disa parti opozitare që ndenjën mënjanë”, deklaroi Bumçi në “Debat”,  duke shtuar se Këshilli Kombëtar mund të zhvillohet brenda një muaji.