Masakra e Bucha-s, prokurorja e Kievit zbulon të dyshuarin e parë që i përket Gardës Kombëtare ruse

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 21:36

Masakra e Bucha-s, prokurorja e Kievit zbulon të dyshuarin e parë që i përket Gardës Kombëtare ruse

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 21:36

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova tha se autoritetet kanë identifikuar rusin e parë të dyshuar për kryerjen e një masakre të civilëve në Bucha.

Bëhet fjalë për Sergey Kolotsey, komandant i një njësie të Gardës Kombëtare Ruse, raporton Kyiv Independent, duke cituar një postim të prokurores në Facebook.

Sipas policisë dhe prokurorëve të Bucha-s, Kolotsey vrau katër burra të paarmatosur më 18 mars dhe torturoi një civil tjetër më 29 mars.

Viktimat u gjetën me duar të lidhura pas shpine dhe me kapuç në kokë, si edhe me shenja torture, tha prokurorja e përgjithshme.

Këto do të ishin vetëm disa nga episodet e tmerrshme që ndodhën në Bucha, ku disa civilë u gjetën të vdekur në rrugë, ndoshta të vrarë gjatë tërheqjes së ushtrisë ruse. Kremlini e quajti “masakrën e Buçës” si një lajm të rremë të ndërtuar nga propaganda ukrainase. Shumë vëzhgues ndërkombëtarë thonë se kanë pasur prova të qarta të masakrave të civilëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një vizitë në Bucha menjëherë pas çlirimit, foli për “gjenocidin” e kryer nga rusët dhe i premtoi popullit të tij se asnjë nga fajtorët nuk do të mbetet i pandëshkuar. Sergey Kolotsey’s është emri i parë zyrtar i kasapëve të Bucha që futet në listën e zezë nga ukrainasit.