Mijëra vetë nxitojnë drejt Ibizës, atje ku festa nuk ndalet

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 12:40
ibizaaaa 1280x720

Mijëra vetë nxitojnë drejt Ibizës, atje ku festa nuk ndalet

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 12:40

Spanja rikthehet te rrënjët e saj, muzika, kërcimi e festa deri në orët e para të mëngjesit.

Me mijëra kanë qenë turistët, vendas e të huaj, që janë rikthyer në të famshmen Ibiza, atje ku prej 1 majit, u çel edhe sezoni veror, me diskotekat e klubet më të famshme që hapën dyert, për festat e çmendura, pas më shumë se 2 vitesh pandemi.

Ushuaia është një nga diskotekat verore më të famshme në Ibiza, ku nuk bëhen prenotime, por dyert janë të hapura për të pritur të rinj nga e gjithë bota, me festat që nuk njohin orar.

“Për mua është hera e parë këtu në Ibiza, por mendoj se është çelja më e jashtëzakonshme e sezonit sepse për 2 vite gjithçka ka qenë e mbyllur. Mendoj se është disko më e mirë ne Spanjë”, thotë një prej turistëve.

“Jam shumë-shumë i lumtur që gjithçka është rihapur pas 2 vitesh pandemi, thjesht duam të kënaqemi”, shprehet një tjetër.

Spanja pret që turistët e huaj këtë vit, të arrijnë së paku në nivelin e 80% nga periudha e para pandemisë, pra në verën e vitit 2019. Sipas të dhënave të ministrisë së turizmit, fundjava e çeljes së sezonit të ri turistik ishte frymëzuese, pasi masat anti-covid janë hequr dhe çdokush mund të udhëtojë drejt Ibizas dhe ishujve Tenerife, njësoj si 3 vite më parë.

Ata që udhëtuan të parët ishin kryesisht nga Europa e veriut, që kërkuan këtë fillim – maji, pak rreze dielli, plazh e festë.