Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ngjarja horror në Korçë, bashkëshorti: Nuk jam i sigurt nëse është fëmija im

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 15:03 | Kronikë
Ngjarja horror në Korçë, bashkëshorti: Nuk jam i sigurt

Bashkëshorti i gruas që futi foshnjën e saj në valixhe ka deklaruar në polici se nuk është i sigurt që fëmija është i tij. Klodian Hasimllari është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm. Babai ka qenë para 1 muaji në Korçë pasi 40-vjeçarja ka qenë e sëmurë. Klodian Hasimllari ka ardhur për ta parë, ajo ka qenë me anemi të theksuar. Konfirmohet se foshnja është prematur, pra ka lindur para kohe dhe nuk ka qenë i formuar plotësisht.

I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu: “Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj s'jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që “M...” (emri shkurt i 40-vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë”.

https://a2news.com/2022/05/02/ngjarje-e-rende-ne-korce-gjendet-nje-foshnje-e-pajete/

Ndërkohë, bashkëshortja e tij është shoqëruar nga forcat e Policisë është dërguar në Urgjencën e Spitalit aty ku u mor në pyetje nga mjekia neuro-psikiatër Nikolina Bode për të mësuar më shumë për gjendjen e saj mendore dhe psikike. Ajo çfarë dihet është se nëna ka qenë nën kontrollin e mjekëve të Qendrës së Shëndetit Mendor. Mësohet është fakti se nëna është mjekuar pranë qendrës së shëndetit mendor gjë të cilën e vërtetojnë burimet e siguruara pasi emri i saj gjendet në librin e vizitave por burimi nuk tha nëse e sëmura është e kartelizuar pranë qendrës së shëndetit mendor. Duke ju referuar të njëjtit burim mësohet se nëna nuk ka pranuar të marrë mjekimin e dhënë nga mjekët. Mjekia Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej. Sipas mjekes 40-vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë