Ngjarje e rëndë në Korçë, gjendet një foshnje e pajetë

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 09:21
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Ngjarje e rëndë në Korçë, gjendet një foshnje e pajetë

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 09:21

Një ngjarje makabër është shënuar në qytetin e Korçës mëngjesin e së hënës.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se një foshnjë është gjetur e pajetë në një valixhe në të cilën nëna e kishte futur sapo kishte lindur.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen 15 të qyteti juglindor. Mësohet se nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo e ka lindur fëmijën në shtëpi dhe më pas e ka futur në një valixhe.

Fëmija pasi është gjetur është çuar në morg për autopsi.

Foshnjen e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti. Ai kishte ardhur nga emigracioni dje. Bashkëshorti i ka thënë policisë që kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij.