Pak dilema për mbijetesën në elitë, përcaktohen dy ekipet që ngjiten

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 12:34
SUPERIORE E SEZONIT TE RI DINAMO SKENDERBEU KTHEHEN BYLIS E ERZENI 1280x720

Pak dilema për mbijetesën në elitë, përcaktohen dy ekipet që ngjiten

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 12:34

Pak dilema për rënien nga kategoria, dy skuadra që kanë siguruar rikthimin në elitë dhe e gjithë vëmendja e përqendruar te beteja play-out. Edhe pse mbeten ende pesë javë për t’u luajtur, Kategoria Superiore e sezonit të ardhshëm ka nisur të marrë formë.

Me humbjet e pësuara në fundjavë, Dinamo dhe Skënderbeu kanë prerë biletën për të zbritur një kategori më poshtë. Të dyja këto skuadra i mban në lojë vetëm matematika, por realisht mbijetesa duket mision i thuajse pamundur dhe ato kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ri mes inferiorëve.

Me 23 pikë pas 31 ndeshjeve, Dinamo ka 9 pikë më pak se Egnatia e zonës play-out. Edhe më e dobët ecuria e Skënderbeut, që ka grumbulluar vetëm 21 pikë deri në këtë fazë të sezonit. Për të dyja këto skuadra që praktikisht janë larguar nga elita, janë mësuar edhe ekipet që do t’i zëvendësojnë.

Bylisi rikthehet në Superiore pas vetëm një sezoni, teksa ekipi tjetër që siguroi ngjitjen është Erzeni. Skuadra nga Shijaku kthehet në elitë pas 19 vjetëve mungesë. Për sezonin e ri, e vetmja dilemë që duhet zgjidhur është ajo e zonës play-out. Egnatia është në garë me Teutën, por ndërkohë pret të mësojë se cilën skuadër do të ketë përballë ndërmjet Apolonisë, Korabit, Tërbunit apo Tomorit për të synuar të mbetet mes më të mirëve.