Princesha Charlotte mbush 7 vjeç, Kate Middleton publikon fotot e reja

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 21:15

Princesha Charlotte mbush 7 vjeç, Kate Middleton publikon fotot e reja

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 21:15

Tashmë është bërë traditë që për ditëlindjen e secilit prej fëmijëve të saj, Kate Middleton ndan në rrjetet sociale disa portrete të realizuara nga vetë ajo. Edhe për 7 vitet e Charlotte nuk bën përjashtim dhe poston dy foto të vogëlushes që ka realizuar në Norfolk javën e kaluar, e cila pozon duke përqafuar qenin Orla.

Fotot tregojnë karakterin gazmor dhe të gjallë të vogëlushes, por edhe dashurinë e saj për qenin e vogël Orla, me të cilin vajza është shumë e lidhur.

Fotot janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale të gjyshit Carlo dhe gruas së tij Camilla dhe në ato të mbretëreshës Elizabeth.