“Putin vuan nga Parkinsoni dhe skleroza”

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 20:37
putin 1128x720

“Putin vuan nga Parkinsoni dhe skleroza”

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 20:37

Një ish-agjent i KGB-së ka thënë për “The Sun” se Vladimir Putin mund të ketë probleme të rënda shëndetësore, por që po i mban të fshehta edhe nga stafi i tij i ngushtë.

Boris Karpichkov u shpreh: “Ai i shikon të gjithë si tradhtarë, edhe ata brenda rrethit të tij të ngushtë. Duke qenë se i konsideron të tillë, nuk i tregon as problemet e tij me shëndetin, pasi kërkon që të duket i fortë”.

Ish-agjenti shtoi: “Unë nuk jam mjek, por Putin duket se mund të vuajë nga Parkinsoni ose nga kanceri. Pa përmendur këtu edhe sklerozën, që e ka në fazën fillestare”.

Boris Karpichov, ish-agjent i KGB-së