Rusia blindon zonat e pushtuara në Ukrainë, vendos sisteme antiajrore

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 11:49
sistem antiraketor 1217x720

Rusia blindon zonat e pushtuara në Ukrainë, vendos sisteme antiajrore

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 11:49

Ukraina pretendon se Rusia është duke vendosur sisteme antiajrore në zonat e pushtuara në Lugansk dhe Zaporozhye me qëllim përballimin e sulmeve që mund të vijnë nga ushtria e Kievit.

Megjithatë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka bërë të ditur se luftimet janë duke vijuar në këto zona. Rusët janë duke kryer bombardime në Slobozhansky, Kharkovin, Udy dhe Prudyanka.Ndërkohë, në Seversk janë duke u zhvilluar luftime të ashpra ku pozicionet e ushtrisë ukrainase janë goditur me mortaja nga territori i Rusisë.

Një ditë më parë, forcat ukrainase rrëzuan 10 dronë spiunë rusë Orlan-10.