Rusia quan kriminelë lufte liderët që ndihmojnë Ukrainën me armë

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 10:35
armet rusia 1 1280x720

Rusia quan kriminelë lufte liderët që ndihmojnë Ukrainën me armë

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 10:35

Të gjithë krerët e shteteve që furnizojnë me armë Ukrainën duhet të dorëzohen para drejtësisë si kriminelë lufte.

Kjo ishte deklarata e fortë e kreut të Dumës, Vyacheslav Volodin, i cili ashtu si presidenti Putin tha se të gjitha këto armë do të shkatërrohen nga ushtria ruse.

“Liderët e shteteve europiane, të drejtuar nga Gjermania mund t’i çojnë popujt e tyre drejt problemeve shumë të mëdha. Ata po bëhen pjesë e konfliktit me furnizimin me armë të Ukrainës”, shtoi Volodin.