Shefi i Shtabit të ushtrisë ruse i shpëton sulmit ukrainas

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 07:14
042822840 3755704f 21a5 4639 8069 9ebb3a90b6a5

Shefi i Shtabit të ushtrisë ruse i shpëton sulmit ukrainas

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 07:14

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov vizitoi javën e kaluar pozicionet e vijës së pare të luftimeve në Ukrainën lindore në një përpjekje për të rigjallëruar ofensivën nga forcat e Moskës.

Lajmi raportohet nga Neë York Times, e cila citon zyrtarë ukrainas dhe amerikanë. 

Sipas burimeve, gjatë vizitës së tij Gerasimov i shpëtoi një sulmi ukrainas në një shkollë të përdorur si bazë ushtarake në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Izium.

Rreth 200 ushtarë, përfshirë të paktën një gjeneral, thuhet se u vranë në bombardimet, por Gerasimov ishte larguar për në Rusi.