Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkarkimi i Alibeajt, Bumçi: Berisha bëri akt përulje ndaj tij, por ai mori vendim individual me pasoja për partinë

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 20:41 | Politikë
Shkarkimi i Alibeajt, Bumçi: Berisha bëri akt përulje ndaj tij,

Çështja e çuarjes në gjykatë për statutin e Partisë është siç duket shkaku i shkarkimit të Enkelejd Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar të PD-së nga kuvendi i 30 prillit. Në studion e Debatit me Alba Alishanin, anëtari i këshillit kombëtar demokrat, Aldo Bumçi tha se ky vendim i Alibeajt ishte individual me pasoja për forcën politike.

“Alibeaj nuk e ka tagrin të çojë një çështje në gjykatë. Kë përfaqësoi ai? Demokratët janë me ne. Grupin parlamentar ai nuk e mblodhi dhe ai nuk është i komanduar as sipas statutit të Bashës. Nuk u mblodh Këshilli Kombëtar kur u mblodh Alibeaj. Ai nuk mori vendim që kishte tagrin, por vendim individual që kanë pasoja për forcën politike. Gjuha e përdorur që për të vazhdojnë të përjashtuar të gjithë deputetët. Përjashtmi nuk është akt ligjor dhe përbashkues”.

Për Bumçin Berisha bëri një akt përulje ndaj Alibeajt edhe pse përfaqësonte shumicën në parti.

“Shumica më 11 dhjetor ishte qartazi me lëvizjen e foltores. Ne jemi shumica, por duke qenë pakicë nuk mund  të imponohesh. Berisha i tha që të njohim si kryetar grupi, por me vendimin e tij për të apeluar vendimin e gjykatës ai nuk u soll si kryetar grupi. Berisha shkoi në zyrën e Alibeajt, bëri një akt përulje dhe pse vinim si fitimtarë. I tha mblidhe grupin dhe ta drejtojë me rregullat e demokracisë. Ne jemi shumica në parti. Alibeaj i përkiste pakicës që doli më 6 mars. Ndryshuam statutin e bëmë që gjithë deputetë janë automatikisht anëtarë të këshillit kombëtar”.

Për analistin Lutfi Dervishi beteja brenda llojit në PD është më e fuqishme se me kundërshtarin politik dhe sipas tij, njohja e shumicës dhe respektimi i pakicës janë dy problemet kryesore që ka PD sot.

“PD ka dy probleme; njohjen e shumicës dhe respektimin e pakicës dhe këto të dyja janë ende me plagë të hapura dhe në vend që të vendosin fasho po hedhin kripë. U rikthyen njerëzit e larguar në kuvend dhe në politikë që çdo gjë është e mundshme dhe koha shërben si shërues dhe do të duhen muaj e vite për të parë si do të jetë sjellja e Alibejat dhe të tjerëve me Komisionin e Rithemelimit dhe Berishën. Të dy palët kur kanë interesa i referohen rregullores statutit, por e vërteta është që anëtarësia është me komisionin e Rithemelimit dhe struktura, grupi parlamentar kanë qenë më shumë me Bashën. Krejt pritshme që beteja brenda llojit u shfaq më e fortë se me kundërshtarin politik”.

Sipas tij akuzat e ndërsjella mes Bashës dhe Berishës do të godasin PD-në në tëv ardhmen e afërt dhei kanë lehtësuar qeverisjen Partisë Socialiste, e cila edhe pse në vitin e nëntë në  pushtet me skandale e afera po qeveris e qetë.

“Me ato që i kanë thënë njëri-tjetrit Berisha-Basha, PS nuk ka nevojë të bëje fushatë se i ka të gatshme akuzat që ata kanë bërë ndaj njëri-tjetrit dhe kjo do ta godasë PD në të ardhmen e afërt dhe një mazhorancë në vitin e 9 me skandale që do kishin detyruar çdo qeveri të largohej brenda 24 orëve po qeveris pa shqetësim dhe duket se s’ka nevojë të bëjë më fushatë dhe PD dyshoj shumë të rikthehet në shoqëri. E ka më të thjeshtë të bëjë aleancë me parti të majta si me LSI sesa me pjesë të saj. Nuk ka njeri më të largët se me atë që ke ndenjur pranë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë