Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shqipëria pa masa anti-covid, mjekët: Pandemia nuk ka mbaruar, vaksinimi duhet të vijojë

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 15:09 | Aktualitet
Shqipëria pa masa anti-covid, mjekët: Pandemia nuk ka mbaruar,

Të infektuarit me koronavirus edhe në këtë periudhë janë më të shumtë se shifrat zyrtare që raportohen. Mjekët e familjes tregojnë se pranë qendrave shëndetësore çdo ditë ka raste me Covid por nënvariantet e Omicron nuk kapen nga testi i shpejtë.

Sipas tyre edhe ato shqetësime  që  shumë qytetarë mund t’i cilësojnë si viroza apo alergji të stinës, në të shumtën e rasteve janë infektime nga koronavirusi. Megjithatë mjekët pohojnë se Omicron dhe nënvariantet e tij kanë forma më të lehta se mutacionet e tjera të Covid-19.

Tashmë me përmirësimin e ndjeshëm të situatës, Shqipëria është pa masa anti-Covid. Por Najada Çomo shefe e shërbimit infektiv dhe spitalit Covid thekson rëndësinë e procesit të vaksinimit, pasi pandemia ende nuk ka mbaruar. Pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve për aplikimin e dozës së katërt anti-Covid, mjekët e familjes kanë nisur hartimin e listave për njoftimin e personave mbi 60 vjeç me probleme shëndetësore të cilët kanë më shumë se 4 muaj nga kryerja e dozës së tretë.

Ndërkohë nga një maji 1 maji ,për të gjithë shtetasit që do të vijnë në vendin tonë nuk do të kërkohet më certifikata e vaksinimit dhe as testi për Covid.

Po ashtu komiteti i Ekspertëve hoqi detyrimin për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura si dhe vendos rihapjen e të gjitha lokaleve te natyrës dhe lejimin e muzikës pas orës 23:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë