
Tifozë të papërmbajtshëm, ja çfarë ndodh kur fiton titullin kampion pas 38 vitesh
Trabzonspor fitoi titullin kampion në Turqi për herë të parë pas 38 vitesh dhe tifozët “shpërthyen” në festime të çmendura.
Menjëherë pasi arbitri mbylli ndeshjen ndaj Antalyaspor, që i dha matematikisht kampionatin, tifozët e Trabzonsporit pushtuan fushën, ndërkohë që festa spektakolare vazhdoi në rrugët e qytetit.