UEFA ndëshkon Rusinë, asnjë skuadër në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm. Përfiton Shqipëria

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 20:35
dzyuba 1280x720

UEFA ndëshkon Rusinë, asnjë skuadër në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm. Përfiton Shqipëria

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 20:35

UEFA ka vendosur që asnjë skuadër ruse të mos marrë pjesë në kompeticionet evropiane, për klube apo kombëtare, të sezonit të ardhshëm. Kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të përballet me Rusinë në Ligën e Kombeve, duke shmangur një kundërshtar të rrezikshëm në grup.

Gjithashtu, kandidatura ruse për të organizuar një edicion të Evropianit në periudhën 2028-2032, është rrëzuar.

Vendimi erdhi për shkak se konflikti ushtarak që Rusia nisi në Ukrainë, po vijon.

Vendimet e UEFA-s:

– Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B të Nations League 2022-2023, kështu që do të renditet automatikisht në vendin e katërt, duke rënë në Ligën C. (Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria, së bashku me Izraelin dhe Islandën).

– Kombëtarja ruse e femrave përjashtohet nga faza finale e Euro 2022, që do të mbahet në Angli, nga 6-31 qershor. Në vendin e saj do të luajë Portugalia.

– Sa i përket kualifikueseve të Botërorit të femrave të vitit 2023, të gjitha ndeshjet e Rusisë do të konsiderohen nul. Grupi E do të vijojë me 5 ekipe.

– Rusia U21 nuk do të marrë pjesë në kualifikueset e Evropianit dhe të gjitha ndeshjet që ka luajtur deri tani do të konsiderohen nul.

– Rusia nuk do të ketë ekipe në edicionin 2022-2023 të Champions League, Europa League, Conference League, Champions për femra dhe Youth League.

– Federata Ruse e Futbollit do të marrë pikë sezonale të barabarta me renditjen e saj më të ulët të 5 sezoneve të fundit.

– Bie propozimi i Rusisë për të organizuar Euro 2028 ose 2032.