Ukraina shkatërron dy anije ruse

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 11:38
dc17d390 8f8e 45c9 84cd 8e2dde860065

Ukraina shkatërron dy anije ruse

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 11:38

Ushtria ukrainase bën me dije se ka shkatërruar dy motovedeta të marinës ruse gjatë një sulmi të organizuar së fundmi në Detin e Zi.

Anijet ruse të patrullimit janë sulmuar gjatë natës me një dron, pamjet e të cilit janë shpërndarë nga autoritetet ukrainase.

Sipas zyrtarit të lartë të ushtrisë Valeriy Zaluzhniy, dy anijet Raptor u asgjësuan shumë pranë ishullit të Gjarprit.

Moska ende nuk ka konfirmuar shkatërrimin e anijeve të saj të patrullimit.