Urimi për Bajram, Meta: Më shumë solidaritet për personat në nevojë

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 12:19
SINK META URIMI PER BAJRAM frame 182 1280x720

Urimi për Bajram, Meta: Më shumë solidaritet për personat në nevojë

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 12:19

Presidenti Ilir Meta përcolli urimet e tij për Bajram. Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman shqiptar, Kreu i Shtetit u shpreh se në këto ditë të vështira duhet forcuar ndjenja e solidaritetit ndaj personave që janë në nevojë.

“Iu uroj të gjithë besimtarëve tanë që Zoti t’ua shpërblejë sakrificat dhe iu uroj paqe, mbarësi në familjet e tyre ,por edhe në mbarë shoqërinë tonë.

Kjo është një festë e mrekullueshme që na fton sot të shtojmë më shumë ndjenjën e solidaritetit dhe harmoninë me njëri-tjetrin dhe sidomos të jemi më pranë të gjithë atyre njerëzve që janë në kushte më të vështira”, u shpreh Ilir Meta.