Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Abazoviçi president? Duhet të jemi racionalë, duke parë historinë tonë”

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 21:34 | Ballkani
“Abazoviçi president? Duhet të jemi racionalë, duke

Si u prit lajmi i një kryeministri shqiptar si Dritan Abazovic në Shkup? Për analistin nga Shkupi, Fejzi Hajdari, historia e shqiptarëve nuk lë shumë vend për entuziazëm.

“Lajmi në Maqedoninë e Veriut u prit me eufori, me simbolikë të madhe, përtej racionales,  por unë kam mendim tjetër. Duhet të jemi racional, duke parë historinë tonë. Në Jugosllavinë 24 milionëshe ne kemi patur edhe një Sinan Hasani që ka qenë president, si dhe 44 vezirë në perandorinë osmane, por asgjë nuk bënë për shqiptarët. Normalisht, do të doja të më befasonte por shumë pak e besoj”, deklaroi Hajdari në "Debat".

Një sinjal të dyshimtë ai e sheh edhe tek statistikat. “Në Mal të Zi ka 4-5% shqiptarë, dhe për sllavët t’ i jepet posti i kryeministrit një shqiptari më duket si i tepruar, duke e parë nga ana e tyre”.

Sipas tij, “Abazovic erdhi si një rezultat i balancimeve, dhe ai mbështetet nga Djukanovic, për të cilin deri dje nuk la gjë pa thënë vetë Abazovic”.

https://a2news.com/2022/05/03/3-kryeministra-shqiptare-ne-ballkan-analistet-arritje-e-madhe-shqiptaret-jane-faktor-dhe-jo-dekor/

Ben Andoni ka mendim të kundërt, duke filluar nga përcaktimi etnik.  “Ne bërtasim kryeministër shqiptar, por në qoftë se ke etni nuk ke pse ta bërtasësh, në qofte se ky njeri do të arrijë të kryej europianizimin e Malit të Zi, ai do t’i shërbejë shqiptarëve. Më shumë si kryeministër shqiptar, duhet ta shohim si kryeministër që mund të na lehtësojë punën, pa përdorur retorikën e përdorur nga Rama me Kurtin, dhe me liderët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kjo është risia e madhe e Abazovicit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani