Astma, “vrasësi i heshtur”. Rritet numri i të prekurve nga sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 16:27

Astma, “vrasësi i heshtur”. Rritet numri i të prekurve nga sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 16:27

E marta e parë e muajit maj është caktuar si Dita Botërore e Astmës. Përherë e më shumë kjo sëmundje po zgjerohet, sidomos te fëmijët, në vend përllogaritet të jenë nga 120 mijë deri në 210 mijë njerëz që vuajnë nga astma.

Ky është virusi, ndërsa këto janë pamje të mushkërive të prekura nga astma. Në Shqipëri, 120 deri në 210 mijë njerëz janë prekur nga kjo sëmundje.

Edhe më të larta janë shifrat te fëmijët.

E marta e parë e muajit maj është cilësuar si Dita Botërore e Astmës. Qëllimi është ndërgjegjësimi i popullatës mbi vrasësin e fshehtë që i kanoset cilitdo.

Pluhurat në shtëpi, ndotja e ajrit, alergjentët në natyrë si poleni apo myku, kafshët shtëpiake dhe tymi i duhanit janë edhe shkaktarët kryesorë të sëmundjes së astmës.