Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD: Ka marrë fund koha e shpikjes së rivalëve, unë do ta respektoj

Publikuar më: 3/5/2022, ora 17:57

Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD: Ka marrë fund koha e shpikjes së rivalëve, unë do ta respektoj

Publikuar më: 3/5/2022, ora 17:57

“Cilido që të kandidojë e garantoj që ai komision do të krijojë kushtet për një garë të hapur dhe të ndershme”. Këtë premtoi ish-kryeministri Sali Berisha teksa konfirmoi edhe njëherë kandidaturën e tij për kreun e PD-së. Pak orë pasi komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale shpalli afatin zyrtar për të dorëzuar dokumentacionin, në një konferencë për shtyp me gazetarët, Berisha tha se do të respektojë rivalët në garë dhe theksoi se ka marrë fund koha e shpikjes së rivalëve.

“Nuk ka rivalë, ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rivalë për veten e tij. Këto kërkojini atje. Me Sali Berishën nuk ka kështu. Nuk shpik, por respektoj rivalin”.

Duke iu referuar 7 majit, afatit për dorëzimin e dokumentacionit për kandidatët për kreun e PD-së, Berisha tha se nuk i ka dorëzuar dokumentet, por do respektojë afatet.

“Nuk kam depozituar dokumentet. Sot u informova për vendimin e komisionit, unë do respektoj afatet e caktuara. Asgjë të re nuk them me këtë. Këtë e kam thënë shumë herë. Nuk ka asgjë të re në këtë”.