Berisha: Përmbushëm zotimin tonë solemn, kthyem votën e lirë

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 17:17
berisha 8 1280x720

Berisha: Përmbushëm zotimin tonë solemn, kthyem votën e lirë

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 17:17

Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, deklaroi se Komisioni i Rithemelimit ka rikthyer votën e lirë, atë që, sipas tij, e kishin përzënë nga vendi Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë. Edi Rama dhe Lulzim Basha e përzunë votën e lirë nga Shqipëria, ndërsa zotimi ynë është që ta rikthejmë atë. Nga ditët e para e deri më sot, PD kaloi procese si kurrë më parë, kuvende gjigante, referendume të papara, zgjedhje në çdo degë dhe së fundi në kuvendin e datës 30 prill, ku bëri zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të partisë. Në të gjithë këtë proces, pati dominim absolut vota e lirë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se nuk ka një rast të vetëm “për presione nga sipër apo numërim të padrejtë”.

“Unë mendoj se kjo përbën përmbushjen e një zotimi të një rëndësie themelore jo vetëm për PD-në, por për shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumëmujor kanë garuar për votim qindra kandidatura dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë i sugjeruar apo i përzgjedhur nga instancat e epërme të kësaj partie”, shtoi Sali Berisha.