Champions League, sfida me Villarreal, Liverpool luan të formalizojë vendin në finale

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 12:43
PRAG VILLARREAL LIVERPOOL GJYSMEFINALE CHAMPIONS frame 482 1280x720

Champions League, sfida me Villarreal, Liverpool luan të formalizojë vendin në finale

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 12:43

Nëntëdhjetë minuta larg finales së Champions League. Liverpool kthehet mbrëmjen e kësaj të marte në fushë, për të formalizuar vendin në aktin final të trofeut më të rëndësishëm kontinental për klube. Reds luajnë transfertën në Spanjë me avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë.

Atmosfera në skuadër është fantastike. Pas rinovimit të kontratës së trajnerit Klopp, tashmë ata janë gati të bëhen ekipi anglez që ka luajtur më tepër finale të Champions.

“Kemi një shans të madh, por asgjë nuk mund të quhet e përfunduar, edhe pse kemi avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë. Duhej të jemi të kujdesshëm te detajet. Do të jemi gati. Luajmë gjysmëfinalen e Champions dhe duam të kualifikohemi në finale. Nëse kundërshtarët do të jenë më të aftë se ne, atëherë do ti urojmë”, tha Jurgen Klopp.

Villarrealit i nevojitet një mrekulli për të përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë. Ky pritet të jetë një duel ku golat nuk do të mungojnë, pasi gjashtë ndeshjet e mëparshme të Unai Emery me Liverpool, kanë prodhuar plotë 28 gola.

“Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte. Nevojitet ekselencë, ose një paraqitje e përafërt me të, për të realizuar një përmbysje që askush tjetër nuk e ka bërë ndaj Liverpool. Ata janë një skuadër thuajse perfekte dhe është shumë e vështirë që ti gjesh pika të dobëta”, deklaroi Emery.

Gjysmëfinalja në Estadio de la Ceramica do të nisë prej orës 21:00, teksa të mërkurën është radha e Realit të provojë të përmbysë humbjen 4-3 me Manchester City.