Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dhomat e shoqërimit, “gangrena" e Komisariateve të Policisë në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 15:25 | Aktualitet
Dhomat e shoqërimit, “gangrena" e Komisariateve të

Vdekja e një të riu 26-vjeçar pas një zjarri të rënë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë nr.5 në Kamëz ishte ngjarja më e rëndë e ardhur për shkak të kushteve të papërshtatshme në këto ambiente.

Përpos hetimit, ende në vijim të ngjarjes, lidhur me shkelje apo jo të ligjit nga punonjësit e policisë, qelitë e komisariatit nuk kishin kamera sigurie dhe as zile për sinjalizim të efektivëve për nevoja të të shoqëruarve.

Por ky komisariat nuk ishte rast i veçuar për Policinë e Tiranës. Në vijimësi Avokati i Popullit, por edhe Komiteti Shqiptari Helsinkit kanë publikuar raporte mbi kushtet e papërshtatshme të mbajtjes të të shoqëruarve, nga rreziku i jetës së tyre, në mbipopullim, në mungesën e higjienës, mosrespektimin e të drejtave, e deri në mbajtjen në ambiente të përbashkëta të të rriturve e të miturve.

Pas inspektimit të kryer në Komisariatin e Policisë nr.4Avokati i Popullit dy vite më parë ka rekomanduar ndërtimin e ambienteve të shoqërimit, sipas kërkesave ligjore, duke krijuar ambientet të përshtatshme, dinjitoze, të pajisura me orenditë dhe ambiente të veçuara për meshkujt, femrat e të miturit.

I njëjti rekomandim është dhënë edhe pas një inspektimi në komisariatet e tjera dhe drejtorinë e Policisë Tiranë, ku janë konstatuar probleme dhe mungesën e kushteve për trajtim dinjitoz e njerëzor të të shoqëruarve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani