Gara për kreun e PD, Komisioni i Rithemelimit shpall afatin për dorëzimin e dokumentacionit

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 15:48
PD selia 4 1280x720

Gara për kreun e PD, Komisioni i Rithemelimit shpall afatin për dorëzimin e dokumentacionit

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 15:48

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka shpallur afatin për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të kësaj force politike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Sipas njoftimti të shpërndarë për mediat mësohet se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Njoftimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

 Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

 Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

 1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;

2. Curriculum Vitae;

3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.