GJKKO sekuestron pasurinë e deputetit Mahmutaj, reagon Berisha: U bë pas kuvendit të 30 prillit

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 18:17
beri 1 1280x720

GJKKO sekuestron pasurinë e deputetit Mahmutaj, reagon Berisha: U bë pas kuvendit të 30 prillit

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 18:17

I pyetur lidhur me vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurisë së deputetit të Partisë Demokratike Kasem Mahmutaj, Berisha tha se GJKKO veproi në ditë pushimi. Berisha theksoi se vendimi është marrë më 27 prill, por është bërë publik ditën e sotme, fill pas Kuvendit të 30 prillit.

“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks fill pas kuvendit dhe në një ditë pushimi, por duke qenë e qartë se skapi është i partisë, siç e tha Rama ne do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim natyrisht jemi për zbatimin e ligjit”, tha Berisha.

Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimin e pasurisë së deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutaj.

Pasuritë e tij ishin sekuestruar më herët nga OFL, për shkak se rezulton se vëllai i tij ka qenë i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia italiane në vitin 1997, për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.