Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjykata e Lartë mund të shfuqizojë vendimin që mbron të drejtën e abortit, protesta në SHBA

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 23:46 | Bota

Një revolucion por edhe një skandal i paprecedentë ka përfshirë ditën e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një vendim i Gjykatës së Lartë (Supreme Court), ende jo zyrtar, mbi të drejtën e abortit mund të tronditë shoqërinë e atij vendi, duke filluar nga politika.

Vendimi, i arsyetuar në 98 faqe që prestigjiozja amerikane Politico ka zbuluar 2 muaj para zyrtarizimit, është iniciativë e njërit prej 9 gjykatësve që përbëjnë organin më të lartë federal të drejtësisë në atë vend.

Bëhet fjalë për Samuel Alito, i emëruar nga presidenti republikan George W. Bush në vitin 2005, i cili ka përpiluar një draft-opinion ku sipas tij vendimi i njohur “Roe kundër Wade” i vitit 1973, që faktikisht ligjëroi të drejtën e abortit në Shtetet e Bashkuara, është i gabuar dhe duhet hedhur poshtë, duke i lënë secilit shtet amerikan të drejtën të vendosë.  

Të rrethuar, gjykatësit që mendohet se kanë dhënë mendim në favor të shfuqizimit

Në dokument, citohet fakti që mazhoranca e anëtarëve të Gjykatës janë dakord me këtë qasje, diçka që do të bënte vendimin ekzekutiv pas botimit zyrtar.

Vendimi është pritur fillimisht me habi dhe më pas me protesta të shumta në Uashington, pasi mund të ndryshojë totalisht hartën e shteteve ku aborti cilësohet si i ligjshëm.

Sipas përllogaritjeve, 22 shtete me siguri do të shfuqizojnë ligjin duke rivendosur ndalimin e abortit, 4 të tjerë me shumë mundësi do t’iu bashkohen.

Vendimi pritet të penalizojë në veçanti popullsinë më të varfër, atë me origjinë afro-amerikane, që sipas statistikave jeton pikërisht në jugun më konservator.

Pas vendimit, 22 shtete (me të kuqe) me siguri do të shfuqizojnë ligjin duke rivendosur ndalimin e abortit, 4 të tjerë (në të gjelbër) me shumë mundësi do t’iu bashkohen, të tjerë priten do të kenë kufizime të ndryshme.

Ish-kandidatja për presidencën, Hillary Clinton, ndërkohë edhe ish-avokate e njohur e çështjeve civile, deklaroi se “vendimi është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj dinjitetit, të drejtave dhe jetës së grave, pa shtuar edhe sulmin ndaj një ligji në funksion prej dekadash”.

Por protesta ka edhe në kampin konservator, ku shumë eksponentë republikanë kanë protestuar për rrjedhjen e informacionit mbi vendimin, muaj para zyrtarizimit. Sipas tyre kjo rrjedhje, e paprecedentë në historinë shekullore të gjykatës, vjen nga brenda institucionit, për të krijuar një presion të madh në opinionin publik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë