Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kodi etik për ministrat, biznesi: Ndryshime estetike, dialogu me shtetin i largët

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 15:14 | Ekonomi
Kodi etik për ministrat, biznesi: Ndryshime estetike, dialogu me shtetin i

Sipërmarrja i sheh si ndryshime estetike, ato në Kodin e Etikës për Ministrat, që përcakton se nuk mund të ketë takime me biznesmenë pa praninë e të paktën dy zyrtarëve të lartë. Në praktikë, në marrëdhënien midis qeverisë dhe biznesit nuk ndryshon asgjë sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqatës Bashkimi i Prodhuesve, Arben Shkodra.

Biznesi kërkon prej vitesh ndryshime përmbajtësore në dialogun shtet-privat, në mënyrë që qeveria të mos marrë vendime që prekin sipërmarrjen pa u konsultuar për efektet.

Sipas burimeve nga qeveria për A2 CNN, ndryshimet në kodin Etik u ndërmorën kryesisht për të ndryshuar perceptimin publik, duke treguar se nuk abuzohet me detyrën. Por sipas biznesit, nëse institucionet kryejnë detyrën e tyre për të kontrolluar dhe hetuar pasurinë e pajustifikuar të zyrtarëve, nuk ka asnjë nevojë për ndryshime të tilla PR-i.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli