Natyrë, sport, kulturë, Borsh, edicioni i pestë i ‘’South Outdoor Festival’’

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 12:47

Natyrë, sport, kulturë, Borsh, edicioni i pestë i ‘’South Outdoor Festival’’

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 12:47

Sporti, kultura, muzika, tradita, ushqimi dhe natyra, përmblidhen në “South outdoor Festival”, i cili për të pestin vit radhazi shënoi nisjen e sezonit turistik veror në gjithë rivierën shqiptare.

Aktiviteti i cili tashmë është kthyer traditë që mbahet në fshatin turistik të Borshit, mbledh pjesëmarrës jo vetëm nga vendi, por edhe nga Europa.

Ky festival e ka zanafillën në vitin 2017 dhe ka si synim kryesor zhvillimin dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe konkretisht në rivierën e bukur shqiptare.

Përveç bregdetin ky festival njeh pjesëmarrësit edhe me potenciale të tjera të zonës, si natyra, tradita, kulinarinë si dhe sportet e ndryshme.