Nga Toka në Hapësirë falë një hologrami, NASA njofton eksperimentin në Stacionin Hapësinor

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 18:51
jodef shmid 1280x720

Nga Toka në Hapësirë falë një hologrami, NASA njofton eksperimentin në Stacionin Hapësinor

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 18:51

Duket se teknologjia holografike e parë në filmat e Star Wars po bëhet realitet. NASA njoftoi së fundmi se dy persona; një mjek fluturimi dhe një sipërmarrës i hapësirës ajrore janë “holotransportuar” nga Toka në Hapësirë ​​në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Duke përdorur kamerën Microsoft HoloLens Kinect dhe një kompjuter personal me softuer të krijuar posaçërisht nga Aexa, astronauti i ESA Thomas Pesquet zhvilloi një bisedë të dyanshme me hologramin “live” të këtyre njerëzve, sikur të ishin në të vërtetë në bordin e Stacionit Hapësinor.

NË KOHË REALE. Për këtë rast ishte edhe shtrëngimi i parë i duarve në holotransportin Tokë-Hapësirë. “Holotransporti është një lloj teknologjie përvetësimi, kompresimi dhe transmetimi në kohë reale që ju lejon të shikoni nga distanca një model 3D me cilësi të lartë të një personi”, tha Josef Schmid, kirurgu i fluturimit i NASA-s. Kush vë një shikues realiteti të përzier me HoloLens, mund të shohë, të dëgjojë dhe të ndërveprojë me alter egon 3D të njerëzve që janë ndoshta mijëra milje larg, sikur të ishin të pranishëm në atë hapësirë ​​fizike. Holotransporti ka qenë në përdorim të paktën që nga viti 2016 nga Microsoft, por ky është përdorimi i parë i tij në një mjedis kaq ekstrem dhe të largët.

NGA DHE PËR NË HAPËSIRË. Njerëzit që janë në Tokë në njëfarë mënyre do të “imbarkohen” në ISS dhe, anasjelltas, edhe astronautët e Stacionit Hapësinor do të mund të “transportohen” në Tokë. Për të bërë ekzaminime mjekësore, konsulta psikiatrike, takime me anëtarët e familjes dhe për të sjellë njerëz të rëndësishëm në Stacionin Hapësinor për të vizituar mjediset.

Hapi tjetër? “Imagjinoni të jeni në gjendje të sillni instruktorin më të mirë ose projektuesin e vërtetë të një teknologjie veçanërisht komplekse pranë një astronauti ndërsa ai, është duke riparuar një instrument ose duke kryer një eksperiment. Për më tepër, ne do të kombinojmë realitetin e shtuar me haptikën, që është procesi i njohjes së objekteve përmes prekjes. Në këtë mënyrë një astronaut i vërtetë do të jetë në gjendje të punojë në një pajisje së bashku me një holoastronaut, ashtu si dy kirurgë që punojnë së bashku gjatë një operacioni”, tha Schmid.

E gjithë kjo, natyrisht, do të ndikojë edhe këtu në planetin tonë, ku dy teknikë, dy mjekë etj., do të mund të punojnë dhe të flasin me njëri-tjetrin sikur të ishin pranë njëri-tjetrit, edhe nëse në realitet do të jenë mijëra kilometra larg.