Nisin bisedimet për të çuar yllin e kombëtares në Milano

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 14:51
kristjan asllani kombetarja 960x720

Nisin bisedimet për të çuar yllin e kombëtares në Milano

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 14:51

Kristjan Asllani ka zhvilluar një fazë të dytë të jashtëzakonshme në Serie A me skuadrën e Empolit, duke bërë që shumë klube në Itali, por edhe në shtete të tjera të shfaqin interes për lojtarin e Kombëtares shqiptare.

Interi është një prej skuadrave të interesuara. Mediat italiane kanë shkruar se zikaltrit vlerësojnë jo pak Asllanin, pasi e shohin si lojtarin ideal për t’u rritur akoma nën hijen e Brozoviç dhe shumë shpejt për të marrë frenat e mesfushës në dorë. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera, pasi te Empoli zikaltrit kanë dhënë në huazim sulmuesin Pinamonti dhe të premten dy skuadrat përballen në kampionat, ku do të diskutojnë padyshim edhe për Asllanin.

Plani i Interit është ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro mesfushorin shqiptar, teksa te Empoli pritet të përfundojë në huazim edhe sulmuesi 19-vjeçar Sebastiano Espozito, i cili aktualisht luan te Baseli në Zvicër.

Vlen të theksohet se për Asllanin ka bërë hapa përpara edhe Napoli, por zikaltrit kanë në favor pikërisht raportet me drejtuesit e Empolit.