Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pandemia shtoi rastet, mjekët thirrje për kapjen në kohë të kancerit të lëkurës

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 15:41 | Aktualitet
Pandemia shtoi rastet, mjekët thirrje për kapjen në kohë

Shëndetësia ka filluar të ndjejë efektet negative të pandemisë në rritjen e sëmundshmërisë në popullatë nga problemet e tjera. Kanceri i lëkurës, melanoma, është një prej tyre. Mjekët po konstatojnë shtim të rasteve në faza të avancuara. Ata bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm pasi është një kancer i parandalueshëm.

Pandemia e koronavirusit ndikoi negativisht edhe në shtimin e pacientëve me kancer të lëkurës. Pas dy viteve ku vëmendja u përqendrua vetëm tek Covid-19, mjekët dermatologë po konstatojnë raste me melanome ne faza të avancuara.

Në muajin ndërgjegjësues kundër melanomës, mjekët thonë se ai është një kancer i parandalueshëm nëse kapet në kohë.

Melanoma është forma më e rëndë e kancerit të lëkurës sa i përket vdekshmërisë. Shfaqet si një nishan me ngjyrë kafe në të zezë, me karakteristika jo të rregullta.

Një nga shkaqet kryesore në shfaqjen e melanomës është djegia e lëkurës dhe ekspozimi I pambrojtur ndaj rrezeve të forta të diellit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë