Pas fjalës së presidentit ukrainas Zelenky në parlamentin e Shqipërisë reagoi dhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë premtoi se Shqipëria do të japë kontributin e saj në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën që do të mbahet më 5 maj.
“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainë, jo vetëm ne, por e gjithë Shqipëria jemi rreshtuar krah jush me zemër mendje dhe çdo gjë kemi mundur. Ne jemi një vend i vogël dhe mundësitë tona për t’iu ardhur në ndihmë janë modeste. Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën qoftë në tryezën e NATO apo dhe në atë të Këshillit të Sigurisë. Më 5 maj do të jemi të pranishëm në Konferencën e Donatorëve ku do të japim kontributin tonë modest. Qëndresa juaj dhe pamjet e kësaj tragjedie janë sakrifica ekstreme të një populli liridashës, por dhe një shërbim që po i bëni botës së përgjumur demokratike”, tha Rama. (A2 Televizion)