Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rënia në klasifikimin për lirinë e medias, Rama mohon gjetjet e raportit: Nuk ka gazetarë të intimiduar

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 12:06 | Politikë
Rënia në klasifikimin për lirinë e medias, Rama mohon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me raportin e “Reporterëve pa Kufij”, i cili e klasifikoi Shqipërinë 20 vende më poshtë nga një vit më parë përsa i përket lirisë së shtypit.

Për kreun e qeverisë në Shqipëri nuk ka media apo gazetarë të intimiduar, duke i quajtur gënjeshtra të dhënat në raport për gazetarë që kanë rënë pre e dhunës policore apo që janë përballur me sulme politike.

“Në Shqipëri s'ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s'ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s'ekziston!

https://youtu.be/RwIK1qDEiYw

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s'dimë ç'të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë