Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rusia: Izraeli mbështet neonazistët

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 14:30 | Bota
Rusia: Izraeli mbështet neonazistët

Rusia akuzon Izraelin se po mbështet regjimin neonazist të Kievit, duke përshkallëzuar tensionet mes dy shteteve pas debatit të nisur dy ditë më parë ku u përfshinë tema si Adolf Hitler dhe antisemitizmi.

Izraeli ka votuar në OKB për të dënuar pushtimin e Ukrainës dhe ministri i Jashtëm Yair Lapid e ka akuzuar Rusinë për krime lufte, por shteti hebre nuk kja miratuar të gjitha sanksionet e Perëndimit dhe nuk ka furnizuar Ukrainën me armë. Nga ana tjetër, kryeministri Naftali Bennett është përpjekur të luajë rol negociatori mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pasi Izraeli iu kundërpërgjigj deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se Hitleri kishte gjak hebre, institucioni i drejtuar prej tij ndezi edhe më tej debatin. “Kemi dëgjuar me vëmendje deklaratat antihistorike të Yair Lapid, që shpjegojnë gjerësisht pse qeveria aktuale në Izrael ka vendosur të mbështesë regjimin neonazist në Kiev”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë