Shkatërrimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Britania: Putin ka humbur një të katërtën e forcës

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 11:07

Shkatërrimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Britania: Putin ka humbur një të katërtën e forcës

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 11:07

Rusia ka humbur një të katërtën e forcave të saj ushtarake të dislokuara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, 24 shkurt, sipas shërbimeve të Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ekspertëve të Inteligjencës, Rusia angazhoi më shumë se 120 batalione, rreth 65 për qind të të gjithë fuqisë së saj ushtarake tokësore. Po ashtu, humbje të mëdha kanë pësuar edhe forcat elitare ruse, për të cilat, sipas Britanisë, Rusisë do t’i duhen vite për t’i zëvendësuar.

“Një e katërta e të gjithë njësive ushtarake ruse mund të jenë tashmë joefektive. Disa një njësitë më elitare Ruse, duke përfshirë Forcat Ajrore VDV, kanë pësuar shkatërrime të mëdha”, thuhet ndër të tjera në raport.