Vëllai, i dënuar në Itali. Gjykata e Posaçme sekuestron pronat e deputetit demokrat

Publikuar më: 3/5/2022, ora 16:24
mahmutaj kasem 1280x720

Vëllai, i dënuar në Itali. Gjykata e Posaçme sekuestron pronat e deputetit demokrat

Publikuar më: 3/5/2022, ora 16:24

Dy vite pasi Operacioni Forca e Ligjit (OFL) zbarkoi në Berat për të njoftuar vëllain e deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj, që të vetëdeklaronte pasurinë, Gjykata e Posaçme në Tiranë vendosi të sekuestronte pasuritë e 3 vëllezëve, si të pajustifikuara.

Kësisoj, 22 pronat e Gazmend, Behar dhe deputetit Kasëm Mahmutaj tashmë janë pronë e shtetit, sipas këtij vendimi të gjykatës.

Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur për këtë çwshtje, tha se demokratët po e ndjekin këtë zhvillim, duke hedhur gjithsesi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në pronat e vëllezërve Mahmutaj listohen disa apartamente, biznese private apo automjete, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit demokrat të Beratit, Kaswm Mahmutaj, për të cilat Gjykata e Posaçme krijoi bindjen se rrjedhin si pasojë e aktivitetit kriminal në Itali të shtetasit Gazmend Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska, i cili është dënuar nga Gjykata e Veronës në vitin 1993, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Ky vendim u konvertua nga sistemi shqiptar i drejtësisë me 8 vite burg, por gjithsesi vëllezërit i deklaruan pasuritë si të ardhura nga emigracioni. Por, gjykata bazohet në dosjen penale italiane dhe hetimet e SPAK, duke vendosur përfundimisht sekuestrimin e këtyre pronave, duke u lënë vëllezërve Mahmutaj vetëm nga një banesë pa konfiskuar dhe kjo për arsye strehimi.