Villarreal krijon iluzione, Liverpool kalon në finalen e Champions

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 22:56
liv 1080x720

Villarreal krijon iluzione, Liverpool kalon në finalen e Champions

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 22:56

Liverpool është finalisti i parë i Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Villarreal në Spanjë, pasi pjesa e parë përfundoi 2-0 për vendasit.

Golave të Dia (3’) dhe Coquelin (41’), që barazuan përkohësisht rezultatin e përgjithshëm, në fraksionin e dytë të lojës iu përgjigjën Fabinho, Luiz Diaz dhe Mane.

Në finale, Liverpool do të presë fituesin e çiftit Real Madrid-Manchester City.