“Zelensky nuk dëshiron paqe, lutet vetëm për armë”

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 09:58
zelensky Putin 974x720

“Zelensky nuk dëshiron paqe, lutet vetëm për armë”

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 09:58

Rusia vijon të lëshojë akuza në drejtim të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se lideri ukrainas nuk dëshiron arritjen e një marrëveshje për paqe.

“Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky nuk ka nevojë për ndonjë traktat paqeje. Për të, paqja është fundi”, u shpreh nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev.

Sipas ish-presidentit Zelensky do të vazhdojë t’i lutet Perëndimit për armë dhe para, duke shprehur shqetësimin për ukrainasit.

Edhe më herët, Rusia e ka akuzuar Zelenskyn se nuk është treguar serioz në negociatat për paqen dhe se shpesh herë ka ndryshuar qëndrim, kjo dhe për shkak të ndërhyrjes amerikane.