Zelensky “vjen” në Tiranë, mesazhi drejtuar deputetëve shqiptarë

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 07:16
zelensky 7 1268x720

Zelensky “vjen” në Tiranë, mesazhi drejtuar deputetëve shqiptarë

Përditësuar më: 3/5/2022, ora 07:16

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbajë një fjalim ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-mesazhi me ligjvënësit shqiptarë.

Lideri ukrainas pritet të flasë për situatën në vend dhe nevojën për më shumë mbështetje humanitare dhe armatime për të cilat ka nevojë ushtria në përballimin e hordhive ruse.

Fjala e Zelenskyt në Kuvendit e Shqipërisë pritet të mbahet rreth orës 13:00 dhe jo në orën 11:00 nga sa ishte paralajmëruar më herët.

Fjalime të ngjashme, presidenti i Ukrainas ka mbajtur në shumë parlamente të botës që nga nisja e ofensivës ruse më 24 shkurt.