As kursim e as investim, shqiptarët i shoqërojnë pasiguritë ekonomike, s’ndërmarrin risqe

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 16:22

As kursim e as investim, shqiptarët i shoqërojnë pasiguritë ekonomike, s’ndërmarrin risqe

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 16:22

Qytetarët shqiptarë nuk investojnë. Edhe ajo pjesë e popullsisë që ka ca para’ të kursyera, preferon t’i mbajë ato të hequra mënjanë dhe jo t’i fusë në zinxhirin ekonomik. Ishte ky rezultati i dalë nga një anketë nga ABC Tirana Club, ku pyetjes, “Me kursimet që keni a jeni të gatshëm të investoni? … 60 për qind ju përgjigjën negativisht, 23 ishin të gatshëm, ndërsa pjesa tjetër nuk dha një përgjigje.

Megjithatë, qytetarëve nuk iu mungon dëshira për të investuar.

Gatishmëria për të investuar është më e lartë te të rinjtë, por këta të fundit nuk kanë para.

Arsyet e dhëna nga qytetarët që ngurrojnë të investojnë në anketën e realizuar lidhen me nevojën e pasjes së më shumë parave, pasiguritë ekonomike, mospasjen e ideve apo kohës së nevojshme në dispozicion.