BE miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 09:07
MB BRUKSELI TARGAT frame 968 1280x720

BE miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 09:07

Paketa e 6-të dhe ndoshta më e fortë e sanksioneve europiane kundër agresionit rus në Ukrainë u miratua mbrëmë nga Kolegji i Komisionerëve dhe tashmë Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen pritet ta paraqesë atë në Parlamentin Evropian mëngjesin e sotëm, ku pritet të marrë miratimin përfundimtar nga shtetet anëtare.

Paketa do të parashikojë një embargo graduale të importeve të naftës bruto nga Rusia deri në fund të vitit.

Hungaria dhe Sllovakia, të cilat janë shumë të varura nga karburantet ruse dhe nuk kanë alternativa, po kërkojnë përjashtimin e tyre nga kjo masë, ndërsa shtetet e tjera anëtare pritet të propozojnë ndryshime, secila me arsyet e veta.