Bifteku më i madh në botë, argjentinasit prodhojnë milanezin napolitan pothuajse 1 ton

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 15:32

Bifteku më i madh në botë, argjentinasit prodhojnë milanezin napolitan pothuajse 1 ton

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 15:32

Argjentina po përgatitet për të krijuar biftekun më të madh në botë të llojit milaneze napolitane, një ushqim me mish dhe djathë parmixhan, traditë e Italisë dhe Amerikës Latine.

Bifteku krijohet me rastin e ditës “Milaneze” në Lujan, në periferi të Buenos Airesit.  Ky lloj ushqimi është një ndër më të dashurit në Argjentinë dhe bazohet në llojin “milaneze” italian i bërë nga shpatullat e viçit

Menaxheri i projektit Cristian Ibarlucia thotë se milanezi peshon 926 kg, është katër metra i gjatë dhe tre metra I gjerë, me një trashësi prej 3 centimetrash, duke u bërë kështu milanezi më i madh në botë. Megjithatë ende nuk është bërë certifikimi nga Libri I rekordeve botërore Gines.

“Kemi kontrolluar në Rekordet Botërore Guinness dhe agjenci të tjera certifikimi në botë, por nuk kishte asgjë. Ndaj vendosëm ta vërtetojmë nëpërmjet një noteri publik, i cili nga nesër na lehtëson ta certifikojmë me Rekordet Botërore Guinness apo çdo subjekt tjetër që zgjedhim”

Version I milanezit napolitan që thuhet se është krijuar në vendin e Amerikës Jugore, gatuhet me salcë domate dhe djathë të shkrirë sipër.

Dita e “milanezes” është një ditë vjetore festimesh për të përkujtuar pikërisht pjatën më të preferuar të amerikano-jugorëve.