Derbi Tirana-Partizani spostohet në Elbasan, rezerva për tapetin e “Selman Stërmasi”

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 13:33
MB DERBI PARTIZANI TIRANA NE ELBASAN ARENA frame 736 1280x720

Derbi Tirana-Partizani spostohet në Elbasan, rezerva për tapetin e “Selman Stërmasi”

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 13:33

Derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës do të spostohet në Elbasan. Ky është vendimi i Federatës së Futbollit dhe dy klubeve.

Të kuqtë provuan ta luanin ndeshjen në Arenën Kombëtare në kryeqytet, por stadiumi mbetet i mbyllur për të mos dëmtuar tapetin përpara finales së Conference League.

Te Partizani refuzuan alternativën për ta zhvilluar derbin në stadiumin “Selman Stërmasi”, për shkak të pakënaqësive për cilësinë e fushës, edhe pse ajo sapo është rikonstruktuar.

Në këtë mënyrë, derbi ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj transferohet në Elbasan, të shtunën në orën 19 e 45 minuta.