Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

E rëndë në Kavajë, i arrestuari për vjedhje vetëvaret në Komisariat

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 20:33 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë , aty ku një 31-vjeçar i arrestuar nga forcat e rendit, është vetëvrarë brenda qelisë së komisariatit të atij qyteti.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shtetasin Ilvi Meta, i arrestuar për disa vjedhje nga Gjykata e Rrethit Kavajë. Viktima ishte ndaluar pikërisht mesditën e sotme, por pak kohë më pas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në qeli.

Sipas informacioneve, viktima ishte emër i njohur për policinë dhe i shoqëruar disa herë nga blutë e Kavajës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë