Gjermania merr në dorë dialogun, Scholz takon sot ndaras Kurtin, Vuçiçin dhe Lajçak në Berlin 

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 11:44
MB KURTI VUCIC NE BERLIN frame 170 1280x720

Gjermania merr në dorë dialogun, Scholz takon sot ndaras Kurtin, Vuçiçin dhe Lajçak në Berlin 

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 11:44

Sot është një ditë e rëndësishme për dialogun Prishtinë-Beograd. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë në selinë e tij në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më pas dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një përpjekje për të shkrirë procesin e dialogut.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane bëri të ditur se në qendër të dy takimeve veç e veç do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dyja vendeve”.

Pas çdo takimi, Scholz do të mbajë konferenca për shtyp, fillimisht me Kurtin dhe më pas edhe më Vuçiç.

Po sot në mbrëmje, në Berlin, pritet që të rinisë dhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Në kryeqytetin gjerman, gjendet i emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, i cili pas shumë muajsh do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiç.

Zyrtari i Brukselit gjendet në Gjermani me ftesë të kancelarit Scholz. Vuçiç, përpara takimit, tha se biseda me liderin gjerman nuk do të jetë e lehtë dhe u shpreh i frikësuar nga ky takim dhe kërkesat që mund të shtrohen nga Scholz.